Kosova

Osmani nënshkruan dekretin, i jepet nënshtetësia e Kosovës shkrimtarit Ismail Kadare

Shkruar nga Liberale
Osmani nënshkruan dekretin, i jepet nënshtetësia e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar sot dekretin me të cilin shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, është nderim për shtetin e Kosovës.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë,” ka theksuar presidentja Osmani.

Dekreti i nënshtetësisë do t’i dorëzohet shkrimtarit nga presidentja Osmani gjatë vizitës që do të realizohet në Shqipëri në një periudhë të afërt.

Kujtojmë se presidentja Osmani, në qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti që jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH