Globi

Osmani në Deçan: Të helmuarit u furnizuan nga dy burime uji

Shkruar nga Liberale
Osmani në Deçan: Të helmuarit u furnizuan nga dy burime uji

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Deçan për të parë situatën shëndetësore atje pasi mbi 1000 qytetarë kanë shfaqur simptoma helmimi.

Osmani thotë se do të merren të gjitha masat që kjo qendër shëndetësore të marrë barnat e nevojshëm. “Është një rast shumë i çuditshëm pasi deri më sot fshatrat nga kanë ardhur qytetarët e helmuar kanë pasur një burim të vetëm të furnizimit me ujë, por në ndërkohë kanë ardhur edhe qytetarë tjerë të helmuar që nuk janë furnizuar nga ai burim i ujit por nga burime tjera”.

Presidentja thotë se pos analizave kimike, janë duke u pritur edhe analizat biologjike të ujit. Ajo ka thënë se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë pasi duhet të gjendet shkaku i helmimit të këtyre qytetarëve.

“Komuna e Deçanit ka shpallur tashmë gjendjen emergjente, por kjo është çështje e interes publik pasi ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve dhe duhet të trajtohet me urgjencë”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH