Aktualitet

Osmani – Lajçakut: Grupet kriminale në veri duhet të përballen me drejtësinë

Shkruar nga Liberale
Osmani – Lajçakut: Grupet kriminale në veri duhet të

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në takimin e së hënës me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është diskutuar mbi sfidat aktuale politike dhe të sigurisë, veçanërisht për veriun e vendit, përpjekjet për deeskalim të situatës dhe për nevojën për zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Në komunikatën për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes, thuhet se Osmani në këtë takim ka thënë se grupet kriminale dhe individët që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it e EULEX-it, duhet të përballen me drejtësinë.

“Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, thuhet më tej në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH