Aktualitet

Osmani konfirmon takimin me Ramën/ Presidentja pritet të takohet në orën 16:00 në një bisedë kokë më kokë me kryeministrin

Shkruar nga Liberale
Osmani konfirmon takimin me Ramën/ Presidentja pritet të takohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet nesër në Prishtinë me kryeministrin Rama në orën 16:00.

Pavarësisht refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për ta pritur në një bisedë kokë më kokë, Edi Rama do ta vizitojë Kosovën, por do të takohet vetëm me presidenten.

Vetë Edi Rama, në një dalje për mediat, nuk e komentoi gjatë përplasjen e re me Albin Kurtin, por vetëm konfirmoi se ai do të jetë në Kosovë të enjten në mbrëmje.

“Jam këtu vetëm për këtë vendim, sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë.” -u shpreh Rama, në përgjigje të interesit të medias në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH