Aktualitet

Osmani i bën thirrje Serbisë që të ndalojë përpjekjet për destabilizimin e Kosovës

Shkruar nga Liberale
Osmani i bën thirrje Serbisë që të ndalojë

Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj që synojnë destabilizimin e Kosovës për t'i dhënë fund dhunës në veri të vendit, tha të enjten presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

"Sfida vjen nga Serbia, një vend që ende duhet të pajtohet me të kaluarën e tij," tha Osmani për 'Reuters'.

Osmani po merr pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po zhvillon punimet në Kishinjev të Moldavisë.

Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale serbe”, të dirigjuara nga Beogradi, për tensionet në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe. Nga ana tjetër, Vuçiq e ka hedhur fajin te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se Kosova nuk po përmbush pjesën e saj të marrëveshjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH