Kosova

Osmani e prerë: Nuk takohem me Vuçiçin pa u sanksionuar më parë Serbia!

Shkruar nga Liberale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po merr pjesë në samitin e liderëve evropian në Spanjë, është shprehur se nuk do ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nëse më parë nuk sanksionohet Serbia.

“Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiçit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat”, u shpreh Osmani para gazetarëve atje.

Të dy liderët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osman dhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ndodhen në Granadë të Spanjës, ku sot takohen rreth 50 liderë evropianë, në kuadër të samtit të Komunitetit Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në continent.

Theksojmë se ky takim I rëndësishëm i liderëve vjen pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku grupe të organizuara terroriste serbe, sulmuan Policinë e Kosovës, e ku fatkeqëisht mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH