Aktualitet

"Ose hiq denoncimin, ose jetën tënde", vajza tregon kërcënimin nga nëna e njërit prej djemve që abuzoi me të: Ai ka shoqëri nga pas

Shkruar nga Liberale
"Ose hiq denoncimin, ose jetën tënde", vajza tregon

Tronditëse ka qenë dëshmia e 26-vjeçares në Vlorë, e cila u abuzua prej disa djemve dhe përfundoi në spital.

26-vjeçarja tregoi në "Me zemër të hapur" se në spital ishte kërcënuar me jetë nga nëna e një prej personave të përfshirë në ngjarje, në mënyrë që ajo të mos bënte denoncimin.

Gazetarja: Çfarë mban mend nga biseda që bërë me mamanë e njërit prej këtyre, çfarë të tha konkretisht?

Vajza: Ka ardhur njëra prej mamave, ka ardhur mamaja e A….Ndërkohë kur unë kam dalë nga narkoza, nga këto te gjitha, kam qenë shumë pak në gjendje. Kanë ardhur atje, më kanë prekur kështu D… D… D…më njeh? ‘Jo’ i kam thënë, ‘nuk të njoh’. ‘Jam mamaja e A’…ka thënë, ‘jam mamaja e njërit prej shokëve të tu’. ‘Po’ i thash unë… ‘Ke bërë një akuzë, ke denoncuar djalin tim A… e njeh A?…’ më tha mua, ‘A… është shoku O…’. ‘Po’ i thash ‘e njoh’. Më tha mua ‘duhet të heqësh denoncimin sepse ti do dalësh nga ky spital, mos sot, nesër do dalësh’. ‘Po’ i thash. ‘Edhe ai’-tha- ‘mund të dalë nga burgu, por ai ka shoqëri pas’ tha, ‘po’ i thash unë. ‘Atëherë duhet të marrësh masa, ose hiq denoncimin ose jetën tënde kaq’… ‘Ok’ i thash unë. ‘Unë nuk të njoh’ ty i thash. ‘Ai ka një gocë. E pret një fëmijë në shtëpi’. ‘Ti ke bërë një krim shumë të rëndë tha se ke denoncuar për një prind që ka një fëmijë 7 muajsh në shtëpi’ tha dhe ‘po e pret dhe mund të maresh masat për këto gjera’. Pasi iku mamaja e A… erdhi shoku i O…ndërkohë të njëjtin presion ka bërë edhe shoku…

Gazetarja: Po si kanë hyrë brenda këta kur ty nuk të lejonin familjarët në reanimacion?

Vajza: Ajo është përgjegjësia e mjekëve… O… ka lokal vet, nuk e di se ku ndodhet, por thjesht e di që ka. Në lokalin e këtyre çunave nuk kam vajtur asnjëherë. Janë dhënë dy dëshmi për këta persona, janë dhënë të njëjtat dëshmi, ndërkohë që njërin prej këtyre e kanë ndryshuar dhe kanë thënë se kanë hequr dorë prej denoncimit. Denoncimi nuk është hequr, varet në çfarë gjendje e kanë mart ata, në çfarë gjendje më kanë gjetur mua.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH