Aktualitet

OSBE përshëndet miratimin e “5 qershorit”: Të vijojë dialogu

Shkruar nga Liberale
OSBE përshëndet miratimin e “5 qershorit”: Të

OSBE-ODHIR në Tiranë ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Përmes një reagimi, theksohet mbështetja në ndihmë të autoriteteteve shqiptare në këtë rrugë, duke nënvizuar faktin se zbatimi i marrëveshjes mbetet kyç.

Po ashtu, bëhet thirrje për vazhdimin e dialogut.

Reagimi i plotë

Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH