Aktualitet

OSBE/ODIHR: Presion mbi administratën nga ana e ministrave

Shkruar nga Liberale
OSBE/ODIHR: Presion mbi administratën nga ana e ministrave

Azay Guliyev, koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë theksoi disa problematika gjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri, siç është presioni i ministrave tek nënpunësit civilë si dhe database-i me të dhënat personale të qytetarëve që u shfrytëzuan për zgjedhjet.

“Ministrat bënë fushatë edhe gjatë detyrës. Kjo i solli një presion tek nëpunësimit civil. Gjatë fushatës doli një databazë të 900 mijë shtetasve shqiptarë. Përmbante preferencat e tyre kredenciale. Kjo mund të konsiderohej si shkelje e rëndë e privatësisë për interesa të partive. Më lejoni të them dy fjalë për mjedisin mediatik. Ndikohet nga interesat e pronarëve. Dënoj incidentet që i paraprinë votimit që çuan vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Duhet të investigohen dhe hetohen si duhet. Ne nga ana jonë do të vazhdojmë të monitorojmë. Dua të theksoj se gjithçka duhet të bëhet në inertes të shqiptarëve. I bëj thirrje të gjithëve që gjithçka ta bëjë në interes të shqiptarëve. Faleminderit për vëmendjen tuaj.” tha Azay Guliyev.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH