Globi

Tornado shkatërron fabrikën më të madhe ku prodhoheshin medikamente në SHBA

Shkruar nga Liberale
Tornado shkatërron fabrikën më të madhe ku prodhoheshin

Teksa një pjesë e botës po “digjet” nga temperaturat ekstreme, disa shtete në SHBA janë goditur nga tornado, të cilat kanë shkatkuar dëme të mëdha.

Në Karolinën e Veriut, pasoja të rënda ka pasur për kompaninë farmaceutike Pfizer, fabrika e prodhimit të së cilës është shkatërruar.

Në qytetin Rocky Mount, nga godina tashmë kanë mbetur vetëm rënoja, teksa janë shkatërruar dhe 50 mijë palete me medikante.

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se objekti ishte dëmtuar dhe se prodhuesi i barnave po vlerësonte situatën për të përcaktuar ndikimin në prodhim. Fabrika është një nga objektet më të mëdha për produktet injektuese sterile në botë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH