Aktualitet

Organizim i ri për rajonin e veriut, PS i ndan bashkitë në 4 kategori

Shkruar nga Liberale
Organizim i ri për rajonin e veriut, PS i ndan bashkitë në 4

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën  e sotme krerët e partisë në rrethe, deputetët dhe kryebashkiakët e veriut lidhur me riorganizimin e brendshëm në parti.

Burime nga mbledhja zbulojnë se do të ketë organizim të ri për bashkitë. Sipas numrit të popullsisë, ato do të ndahen në makrobashki, bashki të mesme, bashki të vogla dhe mikrobashki.

Sipas A2, nga kjo ndarje, vetëm Shkodra është bashki e madhe, ndërsa Fushë-Arrëzi dhe Puka do të jenë mikrobashki.

Ndërkohë, grupi për administratën e bashkisë dhe drejtoritë do të drejtohet nga Beqaj dhe 50% e administratës do të jenë gra.

Kjo organigramë do të jetë për të gjitha bashkitë, përveç Shkodrës, për shkak të mungesës së kryebashkiakut.

Të hënën do të ketë një tjetër mbledhje që do t’i kushtohet emërimeve të reja në drejtori. Rama është shprehur: “Nuk merremi me emra, do të merremi me kriteret. Kush i përmbush, kalon”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH