Globi

Orët e fundit të fushatës/ Trump akuza Biden për korrupsion

Shkruar nga Liberale
Orët e fundit të fushatës/ Trump akuza Biden për korrupsion

Vetëm pak orë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar tubimin e tij të radhës në Fayettveille në Karolinën e Veriut.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vuri në lojë kundërshtarin demokrat, duke e quajtur edhe njëherë të përgjumir, ndërsa e akuzoi se është një nga politikanët më të korruptuar në Amerikë.

Ju e dini se Joe Biden është si i përgjumur. Ai është edhe një nga tifozët më të mëdhenj të Kinës. Të gjithë e dimë që ai bashkëpunon me Kinën edhe po merr një shumë të konsiderueshme parash nga ata”, tha Trump.

Ndërkohë ish-nënpresidenti Joe Biden, ka mbajtur paralelisht fjalimin e tij në Ohaio. Ai deklaroi para mbështetësve të tij se ka ardhur koha që Trumpi të largohet.

“Është koha që Donald Trump të paketojë sendet e tij dhe të shkojë në shtëpi, nuk do ta lejojmë presidentin të vjedhë këto zgjedhje. Është koha të rimarrim demokracinë tonë", tha Biden.

Rreth 250 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës, ndërsa deri më tani 92 milionë prej tyre kanë votuar në procesin e hershëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH