Aktualitet

Orban: Na thonë se gazi rus është i keq, nuk na thonë me çfarë ta zëvendësojmë

Shkruar nga Liberale
Orban: Na thonë se gazi rus është i keq, nuk na thonë me

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka kritikuar vendimet dhe planin e BE për të blerë gazin natyror. Në një postim në Twitter, ai shkruan se: “Më thonë se gazi rus është i keq. Ata më thonë se nuk duhet ta blejmë atë. Por askush nuk po na thotë se si ta zëvendësojmë gazin rus. Jo në pesë vjet, por nesër. Ne duhet të drejtojmë ekonominë tonë, është kaq e thjeshtë”.

Në përputhje me tonin e tij sfidues, kryeministri hungarez më herët në postimin e tij kishte shkruar: “Plani i fundit i Brukselit për të blerë gaz së bashku më kujton atë kohë kur ramë dakord të blinim vaksinat së bashku. I ngadalshëm dhe i shtrenjtë. Pres një debat të madh në Këshillin Evropian”./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH