Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me: Opozitari Albin Kurti

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me: Opozitari Albin Kurti

Në Kosovë sapo është shpallur fitues i zgjedhjeve, ndërsa në Shqipëri Albin Kurti po bën fushatë zgjedhore për kandidatët e dalë nga Qendra Vetëvendosje, si opozitë.

Takimet e djeshme me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta hodhën pikëpyetje, jo vetëm për natyrën jo zyrtare të vizitës së kryeministrit në ardhje të Kosovës, por edhe për qëndrimet e tij, ku theksoi nevojën për ndryshim.

Pikëpyetjet do të davariten nëse do të ndalet në zyrën e kryeministrit Rama, ose do të thellojnë edhe më krisjen e marrëdhënieve mes tyre, qysh prej debateve me Shengenin Ballkanik.

Këto dhe shumë të tjera do t'i gjeni në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH