Aktualitet

Opozita spektatore në përplasjen Meta-Rama? Berisha: Pro referendumit

Shkruar nga Liberale
Opozita spektatore në përplasjen Meta-Rama? Berisha: Pro referendumit

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme se mbështet nismën e presidentit ilir Meta për rikthimin e referendumeve qytetare në vendin tonë.

Berisha është shprehur gjatë një interviste televizive se të gjitha pushtetet në vendin tonë janë përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama dhe se për këtë arsye qytetarët duhet të regojnë.

Ish-kryeministri ka pranuar gjithashtu, që opozita tashmë ka marrë rolin e “spektatorit” në përballjen mes mes Presidentit dhe mazhoranës.

“Është një përceptim që bazohet në një realitet, i kushtëzuar. Presidenti i Republikës nuk ka një kauzë të veçantë për opozitën, ka si kauzë të veçantë të shpëtojë çfarë të jetë e mundur nga kthetrat e narkoshtetit nga ai që mund të quhet shtet ligjor apo shtet shqiptar.Presidenti po përpiqet in ekstremis ta çojë vendimmarrjen te qytetarët duke parë se gjithë pushtetet janë përqëndruar në duart e një njeriu që është nga gishtërinjtë e këmbës te kupa e kokës i lidhur me krimin, drogën dhe hajninë. Për të shpëtuar lëkurën e vet se po vjen në fundin e pushtetit, kërkon të kapë ç’të kapë. Është kreu i Meduzës.Kreu i KÇK-së e quajti veten ai. Presidenti në këto momente kur çdo vendim është në duart e kreut të Meduzës në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet po përpiqet në një betejë tmerrësisht të vështirë ta kalojë vendimmarrjen te qytetarët. Në 28 vite pluralizëm shqiptarëve u është dhënë mundësia vetëm nëj herë të shkojnë në referendum,”-ka thënë Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH