Aktualitet

"Opozita po bën gjueti shtrigash!", Adriatik Doçi: Do zihen Veliaj me Ramën dhe do flasë Ahmetaj

Shkruar nga Liberale
"Opozita po bën gjueti shtrigash!", Adriatik Doçi: Do

Gazetari Adriatik Doçi ndërsa ishte i ftuar në “Zona Zero” foli në lidhje me çështjen e incerenatorëve dhe rolin e opozitës në këtë çështje.

Ai tha se opozita po bën gjueti shtrigash, dhe se pret që Rama dhe Veliaj të zihen, të flasë Ahmetaj dhe këta të marrin pushtetin.

“SPAKU thotë se pronari i incerenatorëve ishte Arben Ahmetaj, që është sot në arrati. Ahmetaj ka gjetur dy miq të tijët që ua ka kaluar këtë biznes. Më tej, të Tiranës donte ta kalonte tek një personazh tjetër, madje dhe të Fierit, që ishte sërish klienti i tij. Aty u prishën pazaret dhe lindi çështja e incerenatorit. Opozita merr në mbrojtje Arben Ahmetajn, a ka opozitë më të diskredituar që merr në mbrojtje numrin 2 të qeverisë, që është personi më i korruptuar.

Mendojnë që duke u marrë me këto do ketë ndonjë fërkim, do të krijojë njëgjueti shtrigash mes pushtetit dhe do të marrë pushtetin. Se do zihen Veliaj me Ramën, dhe do flas Ahmetaj dhe këta të marrin pushtetin”, tha gazetari Doçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH