Aktualitet

“Zgjedhorja”, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Shkruar nga Liberale
“Zgjedhorja”, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë kërkuar që tryeza për Reformën Zgjedhore të mblidhet sërish ditën e martë, ora 17:00.

Afati i mbylljes së Reformës Zgjedhore ka qenë më 31 maj, por duke qenë se palët nuk gjetën konsensus, pritet zhvillimi i mbledhjeve të tjera.

"Ne vijim te diskutimeve te deritanishme dhe faktit qe mbledhja e dates 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit per ceshtjet e percaktuara ne axhenden e Keshillit Politik, propozojme mbledhjen e Keshillit neser, date 2 qershor 2020, ne ora 17.00", thuhet në kërkesën e tyre./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH