Aktualitet

Opozita formon tre grupe parlamentare në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Opozita formon tre grupe parlamentare në Kuvend

Në legjislaturën e re në Kuvendin e Shqipërisë do të ketë 4 grupe parlamentare. Partia Socialiste ka zgjedhur që të ketë vetëm një grup parlamentar, ndërsa opozita do të ketë tre të tillë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka bërë me dije se përveç grupit të PD, janë krijuar dhe dy grupime të tjera. Ndërkohë, LSI-ja ka mbetur pa grup parlamentar.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste me 74 deputetë, kryetar Taulant Balla

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me 44 deputetë, kryetar Alfred Rushaj

Grupi për Demokraci dhe Integrim me 7 deputetë, kryetare Mesila Doda

Grupi Aleanca për Ndryshim me 7 deputetë, kryetar Fatmir Mediu.

Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim:

Fatmir Mediu, Kryetar

Agron Duka, nënkryetar

Merita Bakiu, zëdhënëse

Elda Hoti, sekretare

Vangjel Dule, anëtar

Emilja Koliqi, anëtar

Dashamir Shehi, anëtar

Grupi Parlamentar për Integrim:

Mesila Doda, Kryetar

Ilda Dhori, nënkryetar

Andia Ulliri, zëdhënëse

Nusret Avdulla, sekretar

Shpetim Idrizi, anetar

Selaudin Jakupllari, anëtar

Kasem Mahmutaj, anëtar

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH