Aktualitet

Opinioni i ‘Venecias’ për Metën, Balla: Shpërndarja dëmton procesin

               Publikuar në : 19:57 - 06/03/20 liberale

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pasi doli në media një pjesë e opinionit të Venecias, në lidhje me përplasjen mes presidentit Meta dhe mazhorancës, për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuse.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se kanë marrë një draft paraprak nga Venecia, për të cilin iu është kërkuar ruajtja e konfidencialitetit. Sipas tij, shpërndarja e copëzave të veçanta të opinionit, dëmton kredibilitetin e procesit.

Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet.

Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.

Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias” shkruan Balla./Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back