Aktualitet

Opinion nga Venecia për Kushtetuesen? Nishani: S’ka arsyetim ligjor

Shkruar nga Liberale
Opinion nga Venecia për Kushtetuesen?  Nishani: S’ka arsyetim ligjor

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur për gazetarët pas takimit në Presidencë me Kreun e Shtetit Ilir Meta.

Sa i përket sugjerimit për një opinion nga Komisioni i Venecias, Nishani deklaroi se çështja e komisionit të Venecias, nuk ka asnjë lloj baze, asnjë arsyetim ligjor.

Ndërkohë ambasada e SHBA në mëngjes u shpreh se: “Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH