Aktualitet

Operacioni “ZAD"/ Ja pamjet që publikon policia italiane (Video)

Shkruar nga Liberale
Operacioni “ZAD"/ Ja pamjet që publikon policia italiane (Video)

Policia italiane ka publikuar një video në lidhje me operacionin policor të përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë operacionit, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit F. P., 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D, 49 vjeç, lindur në Cërrik.

Mësohet se bëhet fjalë për Florjan Palaj, 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe Ilia Deda, 49 vjeç, lindur në Cërrik.

“Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg”, njofton policia. /Gazeta Liberale

https://www.youtube.com/watch?v=iKDOP4L62hc&feature=youtu.be

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH