Aktualitet

Operacioni/ Shqiptarët trafikuan 7 ton drogë nga Vlora në Itali

Shkruar nga Liberale
Operacioni/ Shqiptarët trafikuan 7 ton drogë nga Vlora në Itali

Dalin detaje të reja nga operacioni që zhvilloi policia italiane në goditjen e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të dorgës që niste nga Shqipëria dhe përfundonte në Itali e Gjermani. Gjithsej u lëshuan 55 urdhër arreste, por 20 do të qëndrrojnë në arrest me burg. Nga këta 15 janë italianë dhe 14 janë shqiptarë.

Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se grupi kishte marrë dakordësinë e “Sacra Corona Unita” për të shpërndarë drogë në Italinë e veriut. Hetimet u zhvilluan nga prokuroria e Genova e cila ka ngritur akuzat e krijimit të organizatës kriminale që synon trafikimin e drogës, zhvatjen dhe mbajtjen e armëve të paligjshme.

Sipas karabinierëve, grupi transportoi nga brigjet e Vlorës rreth 7 ton drogë në disa vite duke përfshirë hashash, marijuanë dhe kokainë. Për të transportuar drogën nga Shqipëria, veçanërisht marihuanën, ata përdorën motobarka “transoqeanike”, me motorë me 500 kuaj fuqi, të drejtuar nga kontrabandistë të aftë të mafias Sacra Corona Unita.

Më pas droga ruhej në Pulia dhe Molise për t’u ngarkuar në furgonë dhe për t’u dërguar në Romë nga ku u nisej për në Italinë Veriore, Francë dhe Gjermani. Dyshohet se 8 nga personat e shpallur në kërkim janë arratisur në Spanjë.

Operacioni i koduar “Tetori i Kuq” filloi në vitin 2016 kur një furgon me 38 kilogram marijuanë dhe disa fletëpalosje me kërkesa që kishin të bënin me trafikun e drogës u ndalua në Rapallo. Nga ai moment, falë zhvillimeve të mëvonshme hetimore, ishte e mundur të identifikohej një organizatë e degëzuar me origjinë shqiptare. 5 persona u arrestuan ne Vlore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH