Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë, 6 të arrestuar

Shkruar nga Liberale
Operacioni antidrogë në Tiranë, 6 të arrestuar

Gjahtë persona janë vënë arrestuar ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Nga blutë e Tiranës njoftohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “VIJIMI”, vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të hetimeve dhe në funksion te procedimit penal të regjistuar muaj më parë, për veprat penale në fushën e kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezulat i veprimeve të kryera, arrestuan në flagrancë shtetasit: M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje e energjisë elektike kryer në bashkëpunim” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”;

B.B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e energjisë elektike kryer në bashkëpunim” dhe “Ndërtim i paligjshëm”; E. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH