Aktualitet

Operacion antidrogë në Vlorë, zbulohen mijëra rrënjë kanabisi, një person në pranga

Shkruar nga Liberale
Operacion antidrogë në Vlorë, zbulohen mijëra

Një operacion antidrogë është zhvilluar sot në fshatin Bishan të Vlorës. Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së  Shpejtë kanë zbarkuar mesditën e sotme në Bishan, ku kanë zbuluar një sipërfaqe të madhe të mbjellë me kanabis.

Bëhet me dije se gjatë këtij aksioni "blic" ka rënë në pranga shtetasi me iniciale S. Ll., si dhe janë asgjesuar bimët narkotike.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia, ndërsa operacioni është ende duke vijuar, me qëllim goditjen e narkotikëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH