Opinion

Toka nuk mund të presë më

Shkruar nga Gian Antonio Stella
Toka nuk mund të presë më

“Thatësira e rrjedhur prej ndyshimit klimor me zanafillë antropike goditi edhe Mayat: shumë pordhë të chihuahua”. Interneti është plot me të tilla shaka pa kripë si kjo e një  “influenceri të CasaPound” ose të neokomunistit Marco Rizzo që me një kopertinë të “E Djela” thotë se “edhe 71  vjet më parë n’Itali në verë bënte ngrohtë. Por askujt nuk I shkonte nëpërmënd të të kërkonte të shkatërronje makinën  dhe as të ndiqnje moda të çuditëshme të dëshiruara nga financa apo shumëkombeshet.” Është shumë e lehtë t’a hedhësh në potere…

Pesëdhjetë vite më parë,  kur u miratua e I -a Ditë Botërore e Mjedisit që feston sot Brezin Restaurim duke vënë bast se “mund të bëhet paqe me tokën”, liqeni Aral kishte një sipërfaqe prej 68 mijë kilometra katrore dhe ishte plot me varka peshkimi  që ktheheshin me rrjetat e fryra: sot është katandisur në pak pellgje me anijet e zhytura në shkretëtirë ndërsa akullnajat e Tianshanit, ku buronin degët madhështore aziatike po kthehen në gurishte melankolike. Me Aralin janë zvogëluar frikshëm  Grat Salt Lake  në Shtetet e Bashkuar, liqeni Poopo mbi Andet, Poyangu dhe 243 liqenj kinezë, Liqeni Urmia në Iran... Për të mos folur për Çadin, që ishte 67 herë më i madh se Garda dhe sot është një legen i vogël baltovine, më pak se një e treta e lagunës venedikase, rreth së cilës jetojnë milionë afrikanë të gozhduar në një ëndërr të vetme: emigrimi.

Ndokush thotë: ç’na duhet me Tian Shanin? Kjo është çështja.Siç shpjegoi që nga 74 Asamblea e përgjithëshme e Kombeve të Bashkuar duke krijuar Ditën e sotme kemi “Only One Earth “. Një Tokë të vetme. Nëse kishte të drejtë matematikani meteorolog amerikan Edward Norton Lorenz duke teorizuar se një të rrahur flatrash të një fluture në Brazil mund të shkaktojë një tornado në Texas, merrni me mënd se sa mund të peshojë një përmbysje klimaterike si ajo në zhvillim.

Sigurisht, që ka ndodhur në mijëvjeçarë, që jeta mbi tokë të ketë pësuar  ndryshime të thella. Por, siç ka shkruajtur Paps Françesko në Laudate Deum, duke na ftuar të mos i besojmë ndonjë stine “normale” të ngjajshme me të kaluarën, nuk ka kuptim “minimizimi”: shpejtimi i skajshëm i klimës është i tillë që “mjafton një brez i vetëm, jo shekuj e mijëvjeçarë për t’a kuptuar. Ngritja e nivelit të detrave dhe shkrirja e akullnajavet mund të përceptohen lehtë nga një njeri në harkun e tij të jetës, e me gjasë mbas pak vitesh shumë popullsi do të  zhvendosin shtëpitë e tyre për shkak të këtyre ngjarjeve.

 Për të vënë në lojë atë që flet për ngrohje globale, përmënden fakte që vërtetohen herë mbas here të ftohti skajor. Harrohet  që kjo e shënja të tjera janë vetëm shprehje të ndërsjellta të të njëjtit shkak: mungesës së barazpeshës globale të shkaktuar nga ngrohja e planetit. Tragjeditë e vazhdueshme, si ajo e të rinjve friulianë, të përlarë nga uji i Natisones (tragjedi e rënduar nga çorientimi i ndihmave) na kujtojnë çdo ditë.

A  është e udhës të citohet Leonardo da Vinçi , i cili thonte “uji shkërmoq malet dhe mbush luginat, e do të donte t’a kthente tokën në një rrumbullakësi tën përkryer po të mundëte” për të pohuar se alarmet nuk duhen dramatizuar si tepri të “eko-fanatikëve”, bile duke sjellë titullin e një gazete, “të çmontuar si pallavra të eko-budallejve”? Vërtetë , siç ka turfulluar  muaj më parë një senator sherrxhi i së djathtës (që nuk po i a përmënd emrin sepse mungojnë tre ditë nga votimet) “verës bën nxehtë e nuk ka asnjë arsye të krijohet alarmizëm se disa akullnaja shkrihen sepse kjo hyn në historinë e botës”?

A ka kuptim të këmbëngulet në këto tone mbas padisë  së Raportit të Gjëndjes Evropiane të klimës 2022 të Shoqatës Botërore të Meteorologjisë (Wmo), simbas të cilit “akullnajat n’Evropë kanë humbur nga viti 1997 deri më 2022 një vëllim prej rreth 880 kilometra kub akull” dhe mbas fatkeqësisë së Marmoladës, një nga malet e shenjta të Italisë, dy vjet më parë?  Po shpyllëzimet të paditura edhe sot nga dokumenti i Kombeve të Bashkuar? Varfërimi i biodiversitetit? Ndotja e ujrave të ëmbla? Lufta kundër shpyllëzimit të ngritur në 40% të territorit të planetit “duke goditur drejt për së drejti gjysmën e popullsisë botërore”? Numëri dhe zgjatja e periudhave të thatësirës “e shtuar 29 % që nga viti 2000” deri n’atë pikë sa “pa një veprim urgjent, brënda 2050-ës thatësira mund të godasë më shumë se tre të katërtat popullsisë botërore”? A do të flasim mbas evropianeve?

Ishte më serioze, siç kujton historiania Nelli Vanzan Marchini në librin e saj “Venediku ndërmjet frikës dhe dëfrimit”, mënyra me të cilën qyteti serenissima, më i ekspozuari prej të tjerëve ndaj problemeve të ankthëshme hidrogjeologjike, përballoi makthet e tij (mësymjet e barbarëve, qëndresën e ledheve, përmbytjet, rërëzimet, rritjen e ujrave....) pa i nënëvlerësuar kurrë por në të kundërt duke ndërtuar me durim e me një mirëmbajtje të zellshme “një qytetërim të karakterizuar nga një prirje për një kontratë të përherëshme e të papërtueshme me natyrën. Një kontraktim që vinte gjithmonë e gjithsesi në vendin e parë interesat publike “në dobi të qytetit”.  Aqë sa  që në vendimet themelore mbi lagunën ishin përjashtuar “të gjithë ata fisnikë që zotëronin toka” e mund të kishin interesa në kundërshtim me ata të lartat, të Shtetit e të qytetarëve.

“Corriere della Sera”, Përktheu Eugjen Merlika

Poll
SHQIPENGLISH