Editorial

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Katandisja e deputetit në një rrogëtar, tanimë me rrogë të lartë

Shkruar nga Liberale

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Katandisja e deputetit në një

Ervis Iljazaj

Të gjithë janë çuditur nga dalja publike e disa të rinjve të cilët do të jenë në listat e sigurta të Partisë Socialiste, ashtu sikurse kryetari i kësaj partie Edi Rama është shprehur, me qëllim rinovimin e partisë dhe sjelljen e një frymë të re brenda saj. Në fakt, është për të ardhur keq se si disa të rinj, madje edhe të shkolluar jashtë dhe në universitete prestigjoze, nuk ditën të shprehin asnjë vizion, asnjë ide dhe asnjë botëkuptim të ri, përveçse lavdeve ndaj liderit të tyre, Edi Ramës. Gara e tyre se kush i thurrte më shumë lavde Ramës ishte dëshpëruese. Nuk ishte aty as frymë të re, as filozofi të re, por vetëm servilizëm të niveleve absurde.

Jam i sigurtë se ata të rinj nuk është e vërtetë se nuk kanë ide apo vizion të tyre për shoqërinë, politikën apo ekonominë. Ata e kanë kuptuar shumë mirë se për të bërë karrierë duhet të përshtatesh me sistemin e ngritur tashmë në politikën shqiptare. E kanë kuptuar fare mirë se roli i deputeti tashmë nuk vlen më asgjë, përveçse të ngrejë kartonin sa herë që shefi e kërkon dhe të luajnë një rol të caktuar brenda fasadës. Dhe këtë rol e luajnë në mënyrë perfekte.

E vërteta është, se ata më shumë se kushdo e kanë kuptuar se deputeti tashmë është thjesht një rrogëtar, tanimë me një rrogë të lartë. Rrogëtar është një fjalë që përdorej në Shqipëri për një person që punonte në një familje të pasur. Kur punoje si i tillë për beun apo again dhe i shërbente vetëm atyre.

Kështu që, edhe deputetët në Parlamanetit e Shqipërisë janë kthyer thjesht në rrogëtarë, me ndonjë përjashtim të vogël, por në përgjithësi ky është fenomeni. Fiks si në kohën e komunizmit, ku deputetit i jepej një rrogë për të legjitimuar vendimet e pushtetit dhe si pyeste kush për asgjë tjetër.
Arsyet se përse deputeti në Shqipëri është kthyer në një karikaturë e tillë janë të shumta. Mund të jenë arsye kulutore dhe sociale. Mund të jetë sistemi zgjedhor i cili i jep mundësi kryetarit të partisë ti emëroj deputetët dhe jo të zgjidhen nga vota e qytetarëve. Por fakt mbetet, që deputët tashmë janë kthyer në qënie mekanike që thjesht ngrejnë ose ulin kartonë. As propozojnë ligje, as hedhin ide dhe as kanë vizion politik për të ardhmen e vendit.

Aq e vërtetë është kjo, sa që Partia Socialiste po i zgjedh ata nëpërmjet një platoforme të quajtur ’’deputeti që duam’’. A thua se deputeti është një punonjës administrate dhe po konkuron për një vend pune. Ndërkohë që deputeti përfaqëson shtresa shoqërore të caktuara, vjen aty si pasojë e betejave politike, sociale apo kulturore që ka zhvilluar, për një ide që ka për zhvillimin e vendit, apo si pasojë e një karrierë politike normale brenda një force të caktuar. Duke vepruar kështu, që roli i deputetit të kthehet si një punojës çfarëdo i strukturave të pushtetit të radhës.

Nga krahu tjetër, gjërat nuk shkojnë më mirë. Po ta vësh re, të gjithë anëtarët e opozitës, për të fituar një vend në listë janë vënë në garë se kush mbron më shumë Sali Berishën, se kush është më agresivi në media për të lavdëruar dhe mitizuar përjetësinë e tij politike. Me pak fajlë, sot në politikën shqitare kanë rëndësi idetë e dy politikanëve, Edi Ramës dhe Sali Berishës. Të gjithë të tjerët janë thjesht manikinë të vendosur nga ata, në role të caktuara. Dhe për ta bërë rolin e tyre sa më mirë, tashmë i kanë ngritur dhe rrogën. Deri në daljen e listave përfundimtare të kandidatëve për deputetë, do të kemi gjithmonë e më shumë shfaqje të tilla servilizmi të shëmtuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH