Amnistia vjen nga greqishtja e vjtër dhe do të thotë harresë, e cila ka të bëjë me heqjen dorë të shtetit në ndjekjen e një vepre penale të caktuar. Pra , shteti bënë një akt klemence ndaj qyetarëve tij për arsye politike dhe paqe sociale.
Ky ka qenë qëllimi origjinal i amnistive që nga kohërat kur ajo është përdorur në historinë e njerëzimit. Megjithëse me kalimin e kohës amnistitë kanë humbur pak nga arsyet origjinale, dhe janë kthyer në arsye thjesht praktike, përsëri akti i humanizmit dhe arsyes së paqes sociale duhet të vazhdojë. Amnistitë kanë të bëjnë me raportet midis qytetarëve dhe pushtetit, pra, autoriteti që ka legjitimitetin për të shtrënguar liritë dhe për ti kufizuar, apo për ti hequr ato. Ka të bëjë, me raportet të cilat në një moment të caktuar, për vepra të caktuara dhe kontekste të caktuara, kanë nevojë për paqe.
Mirëpo, edhe për vendimarrje që kërkon një lloj paqëtimi, politika shqiptare nuk harron zakonin e saj të vjetër. Në vënd të paqes sociale zgjedh të përfitojë politikisht edhe për vendime të tilla. Nuk arrin dot të ngrihet në nivelet që kërkon amnistia. Të gjitha palët e kanë kthyer aprovimin e amnistisë në një negociatë të vazhdueshme politike. Pa u futur se cila ka drejtë, sjellja e politikës me këtë akt klemence, deri më tani nuk është aspak e hijshme.
Ndërkohë që, mijra familje rrinë e vëzhgojnë për fatet e të afërme të tyre apo familjarëve të tyre. Këtë oportunitet social dhe paqëtim raporti midis qytetarëve dhe shtetit, politika po e kthen në një mjet përfitimi për një palë apo një tjetër.
Për shembull, sipas Partisë Demokratike nga kjo amnisti do të përfitojnë dhe zyrtarë të hetuar nga SPAK dhe të dënuar për veprat e korrupsionit. Nëse kjo është e vërtetë, ky është një mesazh i rrezikshëm që i jepet shoqërisë shqiptare.
Sepse amnisita përtej faktit që është një paqe sociale, duhet të ketë parasysh edhe mesazhet që ajo jep. Korrupsioni është një nga sëmundjet më të mëdha të shtetit shqiptar i cili ka pasoja të përgjithshme dhe efekte shkatërrimtare në jetën e gjithsecilit prej nesh. Është një vepër penale e cila ka të bëjë me të gjithë shoqërinë shqiptare. Në këtë kuptim, amnistimi i këtyre veprave kërkon një reflektim të thellë për mesazhet e gabuara që mund të japë.
Aq me tëpër që janë vepra të cilat hetohen nga organet e reja të Reformës në Drejtësi, siç është SPAK. Një investim shumë i madh i shoqërisë shqiptare dhe aleatëve të saj ndërkombëtarë.
Çështja është se amnistia nuk duhet të kthehet në një përftim politik, por në një akt vërtet klemence për të ruajtur paqen sociale dhe jo për të krijuar konflikte të tjera në shoqëri. Korrupsioni i zyrtarëve publikë është vërtet një vepër e cila ka krijuar konflikte të mëdha midis shoqërisë shqiptare dhe pushtetit. Është një plagë e thellë e politikës tonë, e cila duhet luftuar dhe kuruar, por jo harruar. Dhe amnisti, do të thotë harresë.