Aktualitet

Omonia kërcënon: Lirojeni Fredi Belerin, ndryshe do t’ju marrë para zemërimi i himariotëve

Shkruar nga Liberale
Omonia kërcënon: Lirojeni Fredi Belerin, ndryshe do t’ju

Sekretari i organizatës ‘Omonia’, Marin Suli, ka mbajtur fjalën e tij në protestën që po zhvillohet në Himarë për lirimin e Fredi Belerit nga burgu.

Ai theksoi se sheshi ku po zhvillohet protesta do të quhet “Sheshi i Lirisë” në ditën që do të lirohet Beleri nga burgu. Suli nënvizoi se burgu politik i rilindjes nuk do ta mbajë dot gjatë Belerin pas hekurave.

Nga sot falë jush  ky shesh ka një emër të ri, është sheshi i dinjitetit të lirisë. Ditën e parë të lirisë së Fredi Belerit, ky  shesh do të mbajë emrin e “Shesh i Lirisë”. Dua të ju falënderoj për shansin që na keni dhënë fuqi për të drejtuar Himarën për katër vitet e ardhshme. Vullneti i shumicës për fat të kequ nëpërkëmb duke mbajtur në burg Fredi Belerin. Burgu politik dhe rilindas nuk do ta mbajë dot gjatë Belerin. Ai do të jetë kreu i Bashkisë së Himarës. Dora e zezë e zuzarëve  nuk do ta mbajë larg kryetarin nga zyra e Bashkisë. Fitorja jonë, fitorja e Fredit është e padiskutueshme. Janë 4 mijë himarjotë që kanë votuar për Belerin. Lirojeni para se të ju marrë zemërimi i himarjotëve. Ne e kemi zgjedhur fatin tonë dhe drejtuesin tonë”- tha Marin Suli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH