Aktualitet

“Omicron është më pak i dëmshëm për qytetarët”, gazetari: Ja si shprehen epidemiologët

Shkruar nga Liberale
“Omicron është më pak i dëmshëm për

Situata e COVID-19 në vend duket se është më e qëndrueshme.

Ekspertët janë shprehur se tashmë të gjitha rastet janë më të buta se infektimet e para nga COVID dhe kjo është edhe falë imunizimit natyror dhe vaksinës kundër koronavirusit.

Gazetari Erion Skëndaj tha për ‘BalkanWeb’ se sipas statistikave zyrtare situata epidemiologjike duket më e qëndrueshme, ndërsa imunizimi natyror në valën e katërt të pandemisë ka dëshmuar një numër më të ulët të vdekshmërisë.

‘Sipas Ministrisë së Shëndetësisë  në vitin 2021 në total kanë humbur jetën 2036 persona, një shifër kjo shumë e lartë. Kulmi i pandemisë ishte në shkurt të 2021 në raport me 1181 fatalitete që u shënuan në vitin 2020. Por shtrimet në spital në 31 dhjetor në 2020 ishin 284,  ndërsa sot kemi 90 shtrime, pra shifrat kanë ardhur duke u ulur. Po sipas MSH në dhjetor të 2020 ka pasur 371 vdekje , ndërsa në dhjetor të 2021 janë shënuar 121 fatalitete, pra tre herë më pak vdekje. Shkalla e pozitivitetit sipas MSH në dhjetor të 2020 ishte 22%, ndërsa në dhjetor të 2021 ka rënë në 12 %”, raportoi gazetari.

Ndërkohë këtë të hënë në orët e para të mëngjesit mbërrit edhe autoambulanca e parë në spitalin Covid.

Ndërkohë situata epidemiologjike është më e qetë dhe po ashtu numri i urgjencave është në rënie.

Sa i përket variantit Omicron ekspertët vendas dhe të huaj shprehen më pozitivë për mbrojtjen imunitare.

‘Sipas ekspertëve, Omicron qartësisht duket një variant shumë më i butë se varianti Delta. Duket edhe rënia e rrezikshmërisë së virusit në trupat e imunizuar të cilët në raste të rralla mbërrijnë në spital’, raportoi më tej gazetari ndërsa shtoi se mungesa e imunizimit priret të sjellë më shumë njerëz në spital.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH