Kosova

Olti Curri i revoltuar pas vrasjes së Liridonës: Të rikthehet dënimi me vdekje për këto kafshë, rrugë tjetër nuk ka!

Shkruar nga Liberale
Olti Curri i revoltuar pas vrasjes së Liridonës: Të rikthehet

Vrasje e Liridona Murselit, me porosi të bashkëshortit të saj tronditi opinionin publik. Ky i fundit ka paguar 30 mijë euro autorin, Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar reagime të shumta, duke filluar nga presidentja Vjosa Osmani, kreu i OSBE në Kosovë etj, të cilët kanë dënuar me ashpërsi krimin brutal.

Olti Curri ka reaguar gjithashtu për krimin makabër, duke kërkuar që të rikthehet dënimi me vdekje.

"Kjo është një nga ato histori që ngjan me shumë histori të tjera dhe të gjitha së bashku i rikthehen mendimit që duhet të rivijë dënimi me vdekje, në mënyrë që secili nga këta kafshë që veprojnë kështu të kenë frikë.

Të kenë frikë se do dënohen dhe do të humbin jetën sepse rrugë tjetër nuk ka. Nuk shpagohet në mënyra të tjera, kaq koment kam për këtë ngjarje që ka tronditur Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë vendin mbarë.", ka thënë ai përmes një video-mesazhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH