Aktualitet

Olta Xhaçka: E turpshme sajesa e një lajmi të rremë si ky nga mediat angleze

Shkruar nga Liberale

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar ditën e sotme duke hedhur poshtë lajmin e publikuar në mediat britanike se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër për strehimin e azilantëve nga vende të treta.

Ministrja Xhaçka thekson se nuk ka pasur asnjëherë bisedime për një ide të tillë, duke e cilësuar të turpshme sajesën e këtij lajmi nga mediat angleze.

Postimi i plotë:

? Absolutisht i gënjeshtër lajmi, se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër për strehimin e azilantëve nga vende të treta.

? As ka e as ka patur ndonjëherë bisedime për një ide të tillë. E turpshme sajesa e një lajmi të rremë si ky nga mediat angleze.

?? Ne jemi krenarë për strehimin e 4000 refugjatëve afganë, çka e kemi bërë në sy të gjithë botës, por nuk do të kthehemi kurrë në një qendër, ku vende, ku e ku më të mëdha e më të pasura se ne të deportojnë azilantët e tyre.

? Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rremë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH