Showbiz

Olta Gixhari nuk do të votojë nesër për Belon: Me Berishën më ka ngelur hatri

Shkruar nga Liberale

Aktorja Olta Gixhari ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë, të cilët janë kuriozë që të dinë sa më shumë gjëra rreth saj.

Dikush e ka pyetur në lidhje me Armina Mevlanin, të cilën e ka shoqe, por që kjo ka mbështetur Luiz Ejllin në BB VIP.

“Të ngeli hatri me Arminën që mbështeti Luizin më shumë dhe jo ty që të ka shoqe?”, e pyeti dikush, të cilit iu përgjigj me “aspak”.

“Aspak. Unë Arminën kam shoqe të mirë. Të gjitha shijet janë të drejta”, përgjigjet Olta, e cila më pas shton: “Kurse me Berishën po më ka ngelur hatri”.

Kjo deklaratë e Gixharit vjen një ditë para zgjedhjeve, për të cilat ka shprehur hapur votën e saj. Olta ka treguar se është simpatizante e kandidatit të PS për Tiranën, Erion Veliaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH