Aktualitet

Olsjan Çela kritika Markut: Prokuroria me cilësi të dobët hetimesh

Shkruar nga Liberale
Olsjan Çela kritika Markut: Prokuroria me cilësi të dobët

Kandidati për kryeprokuror, Olsjan Çela, i cili përmbyll intervistat, ka dalë i treti para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fjalën e tij, ai nuk i kurseu kritikat ndaj koleges së tij e drejtueses aktuale Arta Marku, teksa tha se se Pokuroria e Përgjithshme ka cilësi të dobët të hetimeve, mungesë pavarësie dhe besim në rënie.

“Prokuroria ndodhet në fazë transformimi të thellë. Prokuroria është ne faze risktrukturimi. Ka problem me rënien e cilësisë së hetimeve dhe pamjaftueshmërinë e burimeve njerëzore, mungesa e impaktit të hetimit në uljen e kriminalitetit, ka rënie të besimit te publikut në sistemin e drejtësisë, ka mungese reale të pavarësisë së prokurorëve”, tha Çela./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH