Aktualitet

Olsian Çela urdhëron ristrukturimin e policisë gjyqësore

Shkruar nga Liberale
Olsian Çela urdhëron ristrukturimin e policisë gjyqësore

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka urdhëruar ristrukturimin e Policisë Gjyqësore përmes ndryshimit të organikës së oficerëve, me synimin për të siguruar një funksionim normal të prokurorive të rretheve gjyqësore.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, urdhri i Çelës ka ardhur pas problemeve të konstatuara gjatë analizave vjetore mbi ngarkesën në punë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, kërkesave të ardhura nga disa prokurori për shtim të numrit të OPGJ, si dhe analiza statistikore e të dhënave që lidhen me shpërndarjen e ngarkesës si dhe raportin mes numrit të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore në çdo prokurori.

Në vijim Prokurori i Përgjithshëm për të kontrolluar veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore, në zbatimin e ligjit penal, procedurial dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm për periudhën 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019 dhe ato të mbartura nga viti 2018, ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit mbi treguesit e punës hetimore në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore të Seksionit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë me ngarkesën më të madhe, asaj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH