Aktualitet

Olsian Çela kërkesë ILD-së për inspektime tematike në 7 prokurori

Shkruar nga Liberale
Olsian Çela kërkesë ILD-së për inspektime tematike

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i është drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ku kërkon inspektime tematike në 7 prokurori.

Çela kërkon inspektime tematike në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 – Mars 2021.

“Prokurori i Përgjithshëm vlerëson si thelbësor sigurimin e llogaridhënies në sistemin e prokurorisë përmes garantimit të transparencës për publikun, në funksion të mirëfunksionimit të shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet”, theksohet në deklaratë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH