Medium Personazhe

Olivia Culpo ndan me fansat e saj dramën e jetës

               Publikuar në : 22:45 - 13/07/19 R Liberale

Olivia Culpo, modelja amerikane e cila u shpall femra më e seksi në botë nga revista Maxim, ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e saj private. Ky vit ka qenë po aq i suksesshëm sa dhe i keq për të, pasi pavarësisht se ka arritur majat në karrierën e modelingut, jeta dashurore nuk ka shkuar aq mirë. Ajo u nda nga i dashuri i saj pas një lidhje disavjeçare, për shkak të një tradhtie dhe që atëherë, Olivia-s i është dashur të luftojë me depresionin.

Modelja ka ndarë me ndjekësit e saj momentet e vështira, kur nuk kishte gjumë, nuk kishte uri dhe pinte alkool dhe cigare pafund, por në të njëjtën kohë, pozonte në rrjete sociale si të mos kishte ndodhur asgjë. Fatmirësisht, me ndihmën e miqve të saj Olivia ia kishte dalë të dilte nga kjo gjendje dhe si një person me influencë, vendosi të inspironte të gjithë personat që po kalojnë diçka të ngjashme me postimin e fundit në Instagram.

Gjatë intervistës, Culpo është shprehur se rrjetet sociale janë një gënjeshtër e madhe që na bën të besojmë se të gjithë të tjerët janë perfektë, apo kanë një jetë perfekte, por në fakt të gjithë jemi shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Olivia u shpall Miss Universe në vitin 2012 dhe rrëmbeu titullin mes 100 vajzave të renditura si më të bukurat e botës.

Klan Plus

(Visited 57 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *