Globi

OKB: Varfëria më e rëndë se Covid, të pasurit të ndihmojnë të varfrit

Shkruar nga Liberale
OKB: Varfëria më e rëndë se Covid, të pasurit të

Ndërsa e gjithë bota po vijon përballjen me koronavirusin, vendet me ekonominë më të dobët janë të rrezikuara edhe nga një krizë humanitare. Tragjeditë njerëzore më të rënda se koronavirusi, mund të ndodhin në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Apeli vjen nga vetë koordinatori i çështjeve humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Mos adresimi i ndikimit shoqëror dhe ekonomik të koronavirusit në vendet më të varfra në botë, rrezikon një seri tragjedish njerëzore, më brutale dhe më shkatërruese se çdo ndikim i drejtpërdrejtë i vetë virusit. Nëse nuk veprojmë tani, mund të përballemi me krijimin e një brezi me probleme tragjike. Çdo vend është i prekur nga kjo pandemi, por më duhet të them se përgjigja e vendeve të zhvilluara, ka qenë jashtëzakonisht e papërshtatshme kur vjen puna për të ndihmuar vendet më të varfra në botë”, tha Mark Lowcock, koordinator i çeshtjeve humanitare.

Zyrtari i larte i OKB u bëri thirrje vendeve më të pasura të rrisin fondet e tyre për kombet më të varfra, të cilët përveç urisë, tashmë po përballen edhe me pandeminë.

Nëse mungon një përgjigje e menjëhershme dhe urgjente organizata ka paralajmëruar se në fund të vitit 2020, më shumë se 132 milionë njerëz të tjerë do të përballen me urinë për shkak të ndikimit të pandemisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH