Aktualitet

OKB përshëndet armëpushimin: Gaza, pjesë e shtetit të Palestinës

Shkruar nga Liberale
OKB përshëndet armëpushimin: Gaza, pjesë e shtetit të

Organizata e Kombeve të Bashkuara përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamas.

Sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres, nxiti palët që të punojnë drejt një zgjidhje të plotë, ndërsa foli për të ardhmen e një shteti të Palestinës.

“Përshëndes armëpushimin mes Gazës dhe Izraelit, pas 11 ditëve veprimesh armiqësore vdekjeprurëse. Shpresh ngushëllimet e mia më të sinqerta për viktimat e dhunës dhe të afërmit e tyre. Përgëzoj Egjiptin dhe Katarin për përpjekjet e tyre, në koordinim të ngushtë me OKB-në, për të rikthyer qetësinë në Gaza dhe Izrael.Theksoj që liderët izraelitë dhe palestinezë kanë përgjegjësi përtej rikthimit të qetësisë për të nisur një dialog serioz për të adresuar rrënjët që shkaktojnë konfliktin. Gaza është një pjesë integrale e shtetit të ardhshëm të Palestinës dhe asnjë përpjekje nuk duhet të kursehet për të arritur pajtimin real kombëtar që i jep fund përçarjeve”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH