Aktualitet

OKB dënon aneksimin e territoreve ukrainase, 39 shtete dalin në krah të Rusisë

Shkruar nga Liberale
OKB dënon aneksimin e territoreve ukrainase, 39 shtete dalin në krah

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.

Rezoluta u mbështet nga 143 vende, ndërsa 35 shtete – përfshirë Kinën dhe Indinë – abstenuan, shkruan BBC.

Rusia, katër vende të tjera refuzuan votimin, përkatësisht Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria dhe Nikaragua.

Edhe pse simbolike, ishte numri më i lartë i votave kundër Rusisë që nga pushtimi.

Javën e kaluar, në një ceremoni madhështore në Kremlin, Presidenti Vladimir Putin nënshkroi dokumentet për aneksimin e rajoneve lindore të Ukrainës, përkatësisht: Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Marrëveshjet u nënshkruan me udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve dhe erdhën pas referendumeve të vetëshpallura në zonat që u denoncuan si “mashtrim” nga Perëndimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH