Aktualitet

Ambasadori gjerman reagon për '5 qershorin', flet për negociatat

Shkruar nga Liberale
Ambasadori gjerman reagon për '5 qershorin', flet për

Ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit gjerman, Peter Zingraf, pasi Kuvendi miratoi sot marrëveshjen e 5 qershorit.

Me një shënim në Facebook, Zingraf përshëndet miratimin e marrëveshjes, ndërsa e konsideron një hap të rëndësishëm për Konferencën e parë Qeveritare.

Deklarata e plotë

Parlamenti shqiptar ka miratuar ditën e sotme ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ka implementuar kësisoj marrëveshjen e 5 qershorit të negociuar mbi bazën e rekomandimeve të ODIHR-it në Këshillin Politik.

Unë e përshëndes këtë hap të rëndësishëm në rrugën drejt Konferencës së Parë Qeveritare në kuadrin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Në pikën e reformës zgjedhore të vendimit të tij të shtatorit 2019 Bundestag-u Gjerman fliste për një „dialog të hapur, ku të përfshihen të gjitha forcat politike“. Vendimi i Bundestag-ut është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një ‚Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen. Reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH