Aktualitet

OFL iu dërgon formularin 5 të dënuarëve në Lazarat e Tepelenë

Shkruar nga Liberale
OFL iu dërgon formularin 5 të dënuarëve në Lazarat e

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin 5 personave. Mes subjekteve të radhës së OFL është edhe Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), banues në Fier, dënuar për veprën penale “Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit” kryer në bashkëpunim.

Ky i fundit akuzohet si porositësi i vrasjes së ish komisarit Artan Cukut.

Po ashtu OFL u ka dorëzuar formularin edhe katër personave të tjerë: Adriatik Gaba, Klaudion Karagjozi, Xhevair Derxhia dhe Rimel Shehu.

Njoftimi i OFL

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), banues në Fier, dënuar për veprën penale “Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit” kryer në bashkëpunim

Adriatik Gaba, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Klaudion Karagjozi, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Xhevair Derxhia, me banim në Lazarat Gjirokastër, dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Rimel Shehu, me banim në Tepelene, dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH