Aktualitet

OFL i dërgoi formularin Ilir Bajrit, krimet që fshihen pas tij

Shkruar nga Liberale
OFL i dërgoi formularin Ilir Bajrit, krimet që fshihen pas tij

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sërish në Shkodër. Mësohet se OFL i ka dërguar formularin një tjetër anëtari të grupit Bajri.

Bëhet fjalë për Ilir Rustemim (Bajri), vëllai i Safet dhe Behar Bajrit. llir Rustemi është i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjës për trafikim droge dhe prostitucion. Ai është i arrestuar në kuadër të operacionit “Oaz” që godit grupin ‘Bajri’ në tetor të 2018.

Ilir Rustemi ka rënë disa herë përgjatë viteve në prangat e policisë dhe rezulton autor i disa krimeve.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Në vitin 2000 në fshatin Dobraç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Në vitin 2006 Ilir Rustemi ka qenë i dënuar me 15-vite burg për “vrasje”. Me datë 4 gushtit të vitit 2006, sipas policisë ai vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve.

Veç Ilirit, policia në atë kohë pati vënë në pranga edhe vëllain e tij, Safet Rrustemi, 29 vjeç, banues në Shkodër.

Në vitin 2013 ai ishte arratisur nga burgu. Në shkurt vitit 2018, ai ishte vënë në pranga pasi ishte arratisur nga burgu i Shën Kollit, shkruan Abc News.

Ilir Rrustemi (Bajri) u arrestua në atë kohë nga blutë e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Arratisja”.

Në gusht të vitit 2016 ai është përfshirë në një plagosje, të ndodhur në qendër të Shkodrës.

Vitin e kaluar Italia kërkoi ekstradimin e tij pasi gjykata e Bolonjës e ka dënuar me 5.6 vite burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH