Globi

Oferta e Kurtit për Serbinë: T’i heqin targat e përkohshme të dyja vendet

Shkruar nga Liberale
Oferta e Kurtit për Serbinë: T’i heqin targat e përkohshme

Kosova është e hapur të bisedojë për zgjidhje në çështjen e targave me Serbinë, madje ajo propozon që të dy vendet t’i heqin targat e përkohshme.

Kjo u bë me dije nga Kryeministri Albin Kurti gjatë një konference për shtyp, ku ai u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të lirojnë rrugët e bllokuara.

“Ftoj kryetarët e komunave në veri të Ibrit që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga dhe ftoj po ashtu grupin e organizuar të qytetarët serb të largohen nga rrugët regjionale, pasi kështu ata kanë bllokuar vetveten dhe lëvizjen e tyre. Vënia e ligjshmërisë në vend është interes i të gjithëve dhe nuk është kundër askujt”, tha Kurti.

Një gjë të tillë, Kurti tha se ia ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të lartë në BE, rrjedhimisht edhe ofertën për largimin të tërësishëm të targave të përkohshme si nga Serbia, ashtu edhe nga Kosova.

“Ne jemi për bisedime dhe dialog, ia kemi konfirmuar këtë gjë edhe Brukselit si përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell, gjithashtu edhe përfaqësuesit të tij për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun, zotit Lajçak. […] Por pragmatizmi ynë kufizohet nga ligji dhe kushtetutshmëria e Kosovës. Edhe oferta jonë publike është praktike, kjo është le t’i heqim targat e përkohshme edhe Serbia dhe Kosova dhe këtë mënyrë qytetarët të qarkullojnë sa më shumë dhe sa më pak vonesa,” tha Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH