Kryesore

OBSH: Virusi ka qenë në Wuhan para dhjetorit 2019, gjetëm 13 variante

               Publikuar në : 17:37 - 15/02/21 liberale

Lideri i misionit të OBSH-së në Kinë, që hetoi origjinën e koronavirusit, tha ekskluzivisht për CNN, se virusi është përhapur në Kinë, shumë më herët sesa dhjetori i vitit 2019, kur u raportua për herë të parë.

Peter Ben Embarek zbuloi se në fillim të dhjetorit në Wuhan u raportuan 174 raste pozitive sipas provave, virusi ka qarkulluar përqark qytetit, në shifra shumë më të larta, nga sa u deklarua në atë kohë, ndoshta qindra raste më shumë.

“Virusi ka qarkulluar egërsisht në Wuhan që në dhjetor të 2019, që mendoj se ky është zbulim. 100 rastet janë konfirmuar në laborator dhe 74 janë klinikisht të konfirmuar”, tha ai.

Ekipi po ashtu zbuloi se dhjetorin e 2019, kanë qarkulluar 13 variante të lehta të virusit, kryesisht në Wuhan, atje ku besohet se tregu i gjësë së gjallë ka ndikuar në përhapjen masive.

Peter Ben Embarek, OBSH: “Kemi zbuluar 13 variante te ndryshme, në 13 individë të ndryshëm në dhjetor. Disa prej tyre nga tregjet dhe disa të përhapura në tregje. Disa nuk kanë lidhje me tregjet. Kjo ishte pjesë e asaj çka zbuluam në misionin tonë”.

Këto variante të hershme të koronavirusit tregojnë se virusi ka qarkulluar për një kohë të gjatë, thonë ekspertët e shëndetësisë për CNN, por pa dhënë një përcaktim të qartë të kohës ekzakte. Puna e tyre ka qenë intensive në Wuhan.

Peter Ben Embarek, OBSH: “Mos harroni, kishim një planet të tërë mbi shpatulla 24 orë në ditë për një muaj, që e bën punën e shkencëtarit edhe më të vështirë. Sigurisht që edhe mbi ne, u nxitën diskutime të ashpra, por më pas erdhi argumentimi i fakteve”.

Tashmë ky ekip ka një tjetër mision, të nisë të studiojë kampionët e gjakut të marra nga pacientët e parë në Wuhan, që datojnë që prej 2019-s. Kina ndërkohë kërkon transparencë të plotë për hetimin.

Peter Ben Embarek, OBSH: “Ka mbi 200 mijë kampionë, që ne i kemi siguruar dhe tashmë do të përdoren për studime të reja mbi virusin”

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back