Aktualitet

OBSH: Vala e dytë e COVID-19 do të luftohet pa vaksinë

Shkruar nga Liberale
OBSH: Vala e dytë e COVID-19 do të luftohet pa vaksinë

Shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan, në një deklaratë në rrjetet sociale paralajmëroi se “Vaksina nuk do të mbërrijë në kohë për të luftuar valën e dytë të pandemisë së Covid-19 dhe shumë shtete do të vazhdojnë ta përballojnë pa vaksinën.”

“Unë mendoj se do të duhet të paktën katër ose gjashtë muaj para se të ketë nivele të mjaftueshme të imunizimit të tufës” shtoi ai duke nënvizuar se vaksinat nuk duhet të shihen si një “ilaç magjik”.

Ryan përfundoi duke thënë se “kësaj radhe duhet të ‘ngjitemi’ në këtë mal pa vaksina.”

Deri tani në botë janë infektuar nga COVID-19 56,247,982 persona nga të cilët kanë ndërruar jetë 1,349,380. Listën e vendeve më të prekura nga coronavirusi i ri e udhëheq SHBA-ja ku deri tani janë shënuar 11,527,483 të prekur dhe 250,520 të vdekur./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH