Kryesore

OBSH, thirrje vendeve të prekura: Kujdes, virusi mund të ‘ringjallet’

               Publikuar në : 22:07 - 25/03/20 liberale

Koronavirusi është “armiku publik numër një”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai iu bëri thirrje vendeve të izoluara të marrin masa “për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar” raste, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk i bëjnë këto gjëra, mund të përballen me “ringjallje” të virusit.

Masat agresive për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar (raste) nuk janë vetëm mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të dalë nga kufizimet ekstreme sociale dhe ekonomike – ato janë gjithashtu mënyra më e mirë për t’i parandaluar ato”, tha Ghebreyesus.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, katha vrarë mbi 20,000 njerëz në gjithë botën.

Shumica e vendeve të prekura kanë ndërmarrë masa të ashpra – përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufijve – në përpjekje për të frenuar përhapejn e sëmundjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Angel Gurria, ka paralajmëruar se botës do t’i duhen vite për t’u rikuperuar nga pandemia./ rel

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back