Globi

OBSH: Pasojat e pandemisë do të ndihen për dekada me radhë

Shkruar nga Liberale
OBSH: Pasojat e pandemisë do të ndihen për dekada me radhë

"Pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet dhe pasojat e saj do të ndjehen për dekada të tëra" – tha shefi i OBSH në një konferencë për shtyp të hënën.

Kërcënimi më i madh me të cilin përballet bota, tha ai, nuk është vetë virusi por mungesa e solidaritetit global dhe lidershipit global. Ne nuk mund ta mundim këtë pandemi me një botë të ndarë – tha ai.

“Politizimi i pandemisë e ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga ne nuk është i sigurt deri sa të gjithë të jemi të sigurt. Asnjë organizatë dhe asnjë shtet nuk mund ta luftojë i vetëm këtë pandemi. Vetëm, duke punuar bashkë mund ta kapërcejmë këtë kërcënim global. Kërcënimi më i madh me të cilim përballemi tani nuk ëhstë vetë virusi, por mungesa e solidaritetit dhe lidershipit global”, tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH