Aktualitet

OBSH në Shqipëri: 1000 oksimetra nga Gjermania për pacientët COVID

Shkruar nga Liberale
OBSH në Shqipëri: 1000 oksimetra nga Gjermania për pacientët

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se janë sjellë 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19.

"Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSh-së në Shqipëri. Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin", thuhet në njoftimin e tyre për media.

Sipas tyre, oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni të organizuar me praninën  ministres, Ogerta Manastirliu, Ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në Shqipëri.

NJOFTIM PER MEDIA

OBSh-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri

Tiranë, 16 Janar 2021

Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSh-së në Shqipëri. Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin.

Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni të organizuar të Premten (15 Janar) me praninën e Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Z. Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në Shqipëri.

Oksimetria e pulsit është një mënyrë e padhimbshme dhe e besueshme për matjen e niveleve të oksigjenit në gjak të një personi nga klinicistët, e cila mund t’i ndihmojë pacientët për të përcaktuar se kur mund të kenë nevojë për të kërkuar një shkallë më të lartë kujdesi shëndetësor

Duke shprehur mirënjohje për Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë për të përballuar këtë luftë me armikun e padukshëm, Ministrja Manastirliu theksoi se “luftën me COVID-19 do ta fitojmë duke qenë bashkë dhe solidarë me njëri-tjetrin!”

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Ambasadori Zingraf theksoi se “Gjermania është e lumtur të vazhdojë mbështetjen e saj për Shqipërinë në luftën kundër pandemisë dhe, në këtë mënyrë, të plotësojë mbështetjen e madhe që Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë.”

Teksa OBSh-ja dhe partnerët vijojnë punën për sigurimin e plotësimit të angazhimeve për furnizimet e nevojshme të përgjigjes ndaj COVID-19, përfshirë pajisjet personale mbrojtëse, ato të testimit diagnostik dhe kujdesit klinik, Dr. Menne theksoi se Zyra e OBSh-së në Shqipëri mundësoi sjelljen e shpejtë dhe në kohë të donacionit të ndihmës humanitare prej 1000 pajsijesh oksimetrie nga Gjermania në Shqipëri. “Ne jemi në këtë betejë së bashku! Askush nuk është i sigurt, derisa të gjithë të jemi të sigurt!” – tha ajo.

Përveç bashkërendimit aktivisht ndërmjet partnerëve shëndetësorë dhe donatorëve për sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme strategjike dhe teknike, OBSh-ja ka bashkëpunuar ngushtësisht në çdo hap me autoritetet shqiptare të kujdesit shëndetësor për përballjen strategjike me pandeminë.

Me mbështetjen e OBSh-së, Shqipëria e pesëfishoi kapacitetin e testimit që nga maji i vitit 2020, ndërkohë që OBSh-ja ndihmoi në trajnimin e 7054 punonjësve të shëndetit në spitalet universitare, rajonale dhe komunale.

Për herë të parë, OBSh-ja e mbështeti teknikisht Shqipërinë për t'u përfshirë në një provë të madhe ndërkombëtare: me 65 pacientë pjesëmarrës, ajo është një nga vendet e grupit të shtevete të përfshira në Provën Ndërkombëtar të Solidaritetit të OBSh-së – ku arritën të grumbulloheshin 12 000 pacientë në më shumë se 500 spitale në mbarë botën - për të përcaktuar nëse kombinime të ndryshme të baranve mund të kenë ndonjë efekt në shkallën e vdekshmërisë, nisjen e ventilimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital të pacientëve me COVID-19.

Më tej, OBSh-ja dhe partnerët po punojnë me Shqipërinë, së bashku me vendet e tjera, përmes Instrumentit të COVAX-it, për të siguruar një qasje të drejtë e të barabartë të të gjitha shteteve ndaj vaksinës, dhe përmes kornizës së alokimit për përcaktimin e përparësive brenda cdo vendi të grupeve të para të disponueshme të vaksinës. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH