Ndërkombëtare

OBSH: Mos përdorni doreza, rrisin mundësinë e infektimit

               Publikuar në : 20:27 - 08/06/20 liberale

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon përdorimin e dorezave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Madje thekson se një praktikë e tillë, rrit mundësinë e vetë-infektimit dhe atë të transmetimit tek të tjerët.

OBSH këshillon që në vend të dorezave të përdoren dezinfektantë për duart. Udhëzimi është publikuar në sajtin zyrtar të Organizatës në seksionin e dedikuar për pyetje dhe përgjigje.

“Në ambiente publike si supermarketet, përveç ruajtjes së distancës fizike, OBSH rekomandon vendosjen e dezinfektantëve në hyrje dhe dalje”, lexohet në udhëzim.

Gjithashtu OBSH nënvizon se përmirësimi i praktikave higjieno-sanitare ndihmon vendet të parandalojnë përhapjen e Covid-19.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back