Globi

OBSH iu bashkohet thirrjeve për hapjen e një korridori humanitar në Gaza

Shkruar nga Liberale
OBSH iu bashkohet thirrjeve për hapjen e një korridori humanitar

Pasi Izraeli ndërpreu furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë në Rripin e Gazës, Organizata Botërore e Shëndetësisë i është bashkuar Unicef-it në thirrjen për një korridor humanitar në këtë territor.

Teksa dënoi sulmet e Hamasit, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk, tha se rrethimi i Izraelit është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Në përgjigje të njoftimit të ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant për një bllokadë të shtrënguar për Gazën, Türk tha se rrethimet që rrezikojnë jetën e civilëve ishin të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar.

Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 770 njerëz janë vrarë tani në Rripin e Gazës që kur Izraeli nisi sulmet ajrore hakmarrëse të shtunën. Rreth 4,100 janë lënduar.

Më herët, forcat ajrore izraelite kanë njoftuar në rrjetet sociale se “po nisin një sulm të gjerë kundër objektivave terroriste të organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH